Të paktën 14 persona kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e një ndërtese banimi të goditur nga një dron rus këtë në Kiev, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Një pjesë e një ndërtese pesëkatëshe u shemb pas një sulmi me dron rus. Falënderoj ekipet e ndihmës së shpejtë për veprimin e tyre të shpejtë: nëntë persona janë evakuuar tashmë dhe zjarri është nën kontroll”, shtoi Zelensky në një postim në X.
Zyrtarët lokalë thanë gjithashtu se dy persona, përfshirë një adoleshent, u plagosën.
Pamjet e shërbimeve të emergjencës tregojnë ekipet e shpëtimit duke kërkuar në një grumbull të madh rrënojash dhe duke ndihmuar banorët të zbresin nga ndërtesa e dëmtuar duke përdorur një shkallë dhe një platformë vinçi.
Ndërkohë, media ruse raportoi sot, duke cituar zyrtarë lokalë rusë, se pesë persona u plagosën në një sulm nga dronë ukrainas në rajonin Krasnodar të Rusisë.