Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një foto të veçantë në Ditën e Alfabetit.
Nga shtëpia e Kongresit të Manastirit, Rama pozoi me figurat kryesore të kësaj ngjarje që shkruan historinë 118 vjet më parë.
“PHOTO OF THE DAY”, ka shkruar ai .
Shqiptarët sot shënojnë Ditën e Alfabetit, në kujtim të Kongresit të Manastirit, ku 118 vjet më parë u mor vendimi historik për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe.
Kongresi i Manastirit u mbajt nga 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908, me pjesëmarrjen e 50 delegatëve nga 26 qytete, klube dhe shoqata shqiptare. Në këtë ngjarje me rëndësi të veçantë kombëtare u vendos që alfabeti shqip të bazohej në atë latin, me përshtatjet e nevojshme për tingujt e gjuhës shqipe.