Adem Ademi rivarroset më 28 nëntor në varrezat e Shipolit në Mitrovicë

Prishtinë | 24 Nën 2026 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Adem Ademi pritet të rivarroset më 28 nëntor në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Erblin Ademi, i cili ka njoftuar se para rivarrimit do të mbahet një mbledhje komemorative, e organizuar nga Komuna e Mitrovicës, duke filluar nga ora 12:00.

Adem Ademi ishte gjetur së bashku me Fatmir Fazliun dhe Ali Halitin, të tre pjesëtarë të Grupit të Intelektualëve, në një varrezë masive në Kalludër të Zveçanit.

Të ngjashme