Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Pejë për shkak të parregullsive të evidentuara

Prishtinë | 24 Nën 2026 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë realizimit të inspektimeve në terren, ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Pejës.

Bëhet e ditur se vendimi për ndalimin e punimeve është marrë pas evidentimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Po ashtu, në njoftim theksohet se punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët.

Të ngjashme