Tensione e shtyrje fizike në Kuvendin e Komuës së Mitrovicës

Prishtinë | 25 Nën 2026 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Seanca e rregullt e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut është shoqëruar me tensione të larta, të cilat kanë eskaluar në përleshje fizike mes përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës, raporton Ekonomia Online.

Incidenti ka ndodhur pas një përplasjeje verbale ndërmjet drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani, dhe asamblistit të PDK-së, Artan Berisha.

Gjatë debatit, Asllani i është drejtuar Berishës me fjalët “Hajde jashtë”, pas së cilës ky i fundit është nisur drejt korridorit për të dalë nga salla.

Mirëpo, te dera e sallës, Berisha është përfshirë në një përleshje fizike me Mon Nezirin, shoferin e kryetarit të komunës, Faton Peci.

Pas incidentit, zyrtarë dhe përfaqësues të tjerë kanë dalë në korridor në përpjekje për të qetësuar situatën.

Të ngjashme