Një burrë në Mitrovicë është arrestuar dhe ndaluar nga Policia e Kosovës pasi kishte ekspozuar armë në rrjete sociale.
Përveç kësaj, ai kishte kanosur zyrtarët policorë kur kishin shkuar për të bastisur shtëpinë e tij dhe derisa po ia sekuestronin armën.
“Në orët e paradites së sotme policia në Stacionin Policor në Mitrovicë, pas pranimit të informatës dhe sigurimit të provave ka realizuar një bastisje në shtëpinë e një të dyshuari në Mitrovicë, ku është sekuestruar një armë zjarri dhe një karikator, ku gjatë sekuestrimit të armës i dyshuari në fjalë iu është kanosur zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Kanosje”.