Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi nga Bashkimi Evropian kanë thënë për Gazetën Express se presin që të konsultohen për çfarëdo nisme për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.Ajo ka thënë se mirëpret gatishmërinë e Bashkimit Evropian për konsultime rreth ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke i ftuar përfaqësuesit e BE-së në konsultimet që do të zhvillohen nesër, më 26 nëntor.Ky është një lajm i mirë. I ftoj që nesër të vijnë në konsultime. Ne jemi gati”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka thënë se qëllimi i nismës ligjore është të garantojë një proces të drejtë dhe të paanshëm, në të cilin respektohen parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.
“Besoj se thirrja për drejtësi na bashkon. Edhe me Bashkimin Evropian”, ka shkruar Çitaku.