Aksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, katër persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Prishtinë | 26 Nën 2026 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Arbër Xhaferi”, në segmentin Babush–Lipjan, ku janë përfshirë një kamion që transportonte beton dhe një veturë.

Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajmin për EkonomiaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se policia është njoftuar për rastin rreth orës 08:18.

“Rreth orës 08:18, Policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e Autostradës, nga vendi i ngjarjes, autostrada Arbër Xhaferi (Babush-Lipijan), njofton se në aksident janë përfshirë kamion që bart beton dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësiti policor është marrë me procedurat në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Ai ka bërë të ditur se njësiti policor është marrë me procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes.

Të ngjashme