Rakiqi te presidenti, pas bllokadës për ndarjen e ministrive

| 06 Sht 2017 | 18:44 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mund të jetë “shpëtimtari” i marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet PAN-it, AKR-së së Behgjet Pacollit dhe Listës Serbe.

Pas një takimi të gjatë në hotelin e Pacollit, që ka përfunduar pa marrëveshje rreth ndarjes së resorëve qeveritarë, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është parë teksa shkon në Zyrën e Presidentit.

Po ashtu, sikur shihet në fotografitë e Ekonomia Online, në parkingun e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ku gjendet presidenca, është e parkuar dhe vetura e Behgjet Pacollit.

Pak minuta më vonë ka mbërritur dhe kandidati për kryeministër i PAN-it, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, më herët doli nga nga takimi me përfaqësuesit e koalicionit PAN. Në takimin që kishte nisur qysh paradite, merrnin pjesë Kadri Vesel, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

Megjithëse zyrtarisht nuk e thotë askush, burime nga takimi thonë se Lista Serbe po këmbëngul që të drejtojë tri ministri, përfshirë Ministrinë e Bujqësisë. E kjo ministri i është premtuar edhe AKR-së së Behgjet Pacollit.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/takimi-pan-srpska-perfundon-pa-marreveshje/

Të ngjashme