Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se po vazhdon mirëmbajtja e rrugëve në të gjithë vendin, me fokus të veçantë në pastrimin e borës dhe parandalimin e ngricave.
Sipas ministrisë, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe në gatishmëri 24 orë, duke intervenuar në segmentet rrugore ku paraqitet rreziku nga ngricat, veçanërisht në zonat malore.
Po ashtu, ministria u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të kenë kujdes ndaj ekipeve që po punojnë në terren.
Autoritetet apelojnë për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut, me qëllim të rritjes së sigurisë gjatë sezonit të dimrit.