E ardhmja e Donnarummas te Man City në pikëpyetje

Prishtinë | 28 Nën 2026 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

E ardhmja e Gianluigi Donnarummas te Manchester City mund të mos jetë aq e sigurt, pavarësisht se portieri italian ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2030.

Sipas raportimeve të “The Athletic”, te City ekzistojnë shqetësime lidhur me përshtatshmërinë e Donnarummas me stilin e lojës së trajnerit Enzo Maresca, si dhe me formën e tij të fundit.

Këto dy çështje kanë bërë që drejtuesit e klubit të mos e konsiderojnë më të garantuar qëndrimin e gjatë të italianit në portë.

Kësisoj, pavarësisht kontratës afatgjatë, Donnarumma mund të zëvendësohet në të ardhmen, nëse vazhdojnë dyshimet rreth paraqitjeve dhe përshtatjes së tij me filozofinë e trajnerit./GazetaExpress

Të ngjashme