Pas reshjeve të para të borës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se të gjitha ekipet përgjegjëse për largimin e borës janë në terren, raporton Ekonomia Online.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se ekipet e kryeqytetit kanë nisur punën në terren.
“Ekipet e Kryeqytetit janë në terren”, ka shkruar Rama.