Një foshnjë rreth njëmuajshe, e gjinisë femërore, është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj.
Rasti është raportuar mëngjesin e 28 nëntorit, rreth orës 05:00.
Sipas raportit policor, familjarët kanë deklaruar se foshnja kishte pasur probleme shëndetësore që nga lindja.
Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM MBI VDEKJEN/Skenderaj / 28.11.2026 – 05:00. Është raportuar se një foshnje e gjinisë femërore rreth një muajsh f/k, nga familjarët ishte sjell në QKMF Skenderaj pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, sipas familjarëve foshnja kishte pasur probleme shëndetësore që nga lindja. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.