Frosinone shkatërron Parmën, Bobcek shkëlqen me het-trik

Prishtinë | 28 Nën 2026 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Frosinone ka shënuar fitore bindëse 3-0 ndaj Parmës, në kuadër të xhiros së 13-të, duke përforcuar pozitën e gjashtë.

Vendasit ishin skuadër dukshëm më e mirë nga fillimi deri në fund, duke e merituar plotësisht fitoren. Pjesa e parë u mbyll pa gola, por në të dytën protagonist absolut ishte sulmuesi sllovak, Tomas Bobcek, i cili realizoi het-trik.

Me këtë fitore, Frosinone ngjitet në pozitën e gjashtë, ndërsa në xhiron e ardhshme e pret Interin. Parma, ndërkohë, do të udhëtojë drejt Milanos.

Të ngjashme