Sadiku kritikon VV-në pas vendosjes së muralit të Nënë Terezës, që u pengua për disa orë

Prishtinë | 28 Nën 2026 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje (VV), pas pengesave që u shfaqën gjatë vendosjes së muralit të Nënë Terezës në sheshin e Prishtinës, i cili tashmë është vendosur.

Përmes një postimi në Facebook, Sadiku ka bërë një krahasim mes dy partive, duke shkruar:

“LDK: Vazhdoni punën!

VV: Kush vazhdon punën, arrestohet!”.

Ai ka thënë se ky kontrast, sado banal që mund të duket, shpërfaq dallimet ideologjike ndërmjet dy partive.

Sipas Sadikut, LDK-në e karakterizon puna si bazë e zhvillimit dhe shtetndërtimit, ndërsa VV-në e ka akuzuar për sabotim, bllokadë, manipulim dhe populizëm.

“Dallojmë. Dallojmë shumë”, ka përfunduar reagimin e tij deputeti i LDK-së.

Të ngjashme