Kurti në Prekaz: Kruja, Vlora e Drenica, trashëgimia e lavdishme historike e 28 Nëntorit

Prishtinë | 28 Nën 2026 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar varrezat e familjes Jashari në Prekaz, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor.

Kurti, në një postim, tha se 28 Nëntori nuk është vetëm Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe e Flamurit Kombëtar, por edhe ditëlindja e kryekomandantit Adem Jashari dhe dita e daljes së parë publike të UÇK-së.

“Në Prekaz, nga Vlora. 28 Nëntori nuk është vetëm Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe e Flamurit Kombëtar, por edhe ditëlindja e kryekomandantit Adem Jashari dhe e shpalljes publike të UÇK-së në Llaushë nga Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi e Daut Haradinaj”.

“Kruja e Skënderbeut në mes të shekullit XV, Vlora e Ismail Qemalit dhe Drenica e Adem Jasharit, në fillim e në fund të shekullit XX, janë trashëgimia e lavdishme historike e 28 Nëntorit që na e ndriçon të ardhmen e këtij shekulli të ri”, shkroi Kurti.

Të ngjashme