Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kujtuar figurën e heroit kombëtar Isa Boletini, në shënim të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.
Përmes një postimi, Gërvalla ka rikujtuar kontributin e Boletinit në çështjen kombëtare shqiptare, duke theksuar se ai ia kushtoi jetën lirisë, pavarësisë dhe bashkimit kombëtar.
Ajo ka përmendur edhe thënien e tij të njohur: “Unë jam mirë kur asht mirë Shypnija”, si shprehje të ndërgjegjes së lartë kombëtare.
Gërvalla ka përfunduar postimin me mesazhin: “Lavdi e përjetshme Bacës Isë dhe veprës së tij kombëtare!”
Postimi i plotë: