Faton Peci: Lamtumirë, doktor Adem Ademi

Prishtinë | 28 Nën 2026 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Në Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor, Mitrovica i ka dhënë lamtumirën e fundit doktor Adem Ademit, në një ceremoni përkujtimore të organizuar në nderim të jetës dhe veprës së tij.

Homazhet në nderim të figurës së tij janë mbajtur në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në kuadër të ceremonisë së rivarrimit.

Ndërkaq, me intonimin e himnit kombëtar është mbajtur edhe mbledhja komemorative, ku është kujtuar kontributi i doktor Adem Ademit si intelektual, atdhetar dhe humanist.

Përmes një postimi, kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka shprehur nderimin dhe dhimbjen për Ademin.

“Lamtumirë, doktor Adem Ademi! Dr. Adem Ademi ishte një prej figurave që personifikonte intelektualin, atdhetarin dhe humanistin. Ai shëroi e mbylli shumë plagë, por për 27 vite la të hapur plagën e tij, për familjen, Mitrovicën dhe gjithë Kosovën! Sot me 28 Nëntor, lamtumirë doktor!”

Kujtojmë se në fillim të nëntorit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njoftoi se në mesin e të identifikuarve si pjesë e Grupit të Intelektualëve ishte edhe doktori Adem Ademi.

Me këtë rast, familjarët e tij tha se ky lajm shënon një moment shumë të rëndësishëm për ta, pas 27 vitesh pritjeje.

Të ngjashme