29 nëntori/ Kryeministri Rama uron shqiptarët për festën e Çlirimit

Prishtinë | 29 Nën 2026 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e 29 nëntorit, datën e Çlirimit të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka përcjellë një mesazh.

“Mirëmëngjes dhe bashkë me urimin për festën e Çlirimit, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama.

Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, 82-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.

Pas çlirimit të Tiranës më 17 Nëntor 1944, komanda e përgjithshme e Ushtrisë Nacionalçlirimtare në Tiranë, do të njoftonte zyrtarisht dhe çlirimin e Shkodrës, 82 vjet më parë, më 29 nëntor të 1944-ës.

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është një ndër ngjarjet më të lavdishme të vendit tonë, jo vetëm pse u çlirua vendi nga okupatori nazifashist, por kjo fitore e radhiti Shqipërinë në krahun e forcave fituese të luftës, krah aleatëve të mëdhenj: Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik.

Të ngjashme