Sot festohet Dita e Pashkëve

| 01 Pri 2018 | 09:06 | Nga

Besimtarët katolikë sot festojnë ditën e Pashkëve. Për nder të kësaj feste sot në Kosovë mbahen një varg aktivitetesh ndërsa krerë shtetesh kanë uruar për dashuri dhe solidaritet mes njerëzve, raporton Insajderi.

Derisa mbrëmë në Katedralen “Nëna Terezë” u mbajt mesha qendrore, në këtë Katedrale edhe sot do të mbahet një meshë duke filluar nga ora 11:00.

Një meshë tjetër do të mbahet po sot prej orës 18: 00 në Kishën “Shën Ndou” në Prishtinë ndërsa pritja solemne që organizohet nga Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji mbahet në katedralen “Nëna Terezë” nga ora 19:00 deri në ora 20:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme