Presidenti i Filipineve Duterte shkatërron dhjetëra automjete luksoze

| 01 Gus 2018 | 15:34 | Nga

5.5 milionë dollarë është vlera e 60 automjeteve dhe motorëve luksozë të shkatërruar me buldozer në Filipine. Presidenti i vendit Duterte nëpërmjet këtij veprimi ka premtuar se do të luftojë kontrabandën e automjeteve dhe mjeteve të luksit.

Më shumë se 60 automjete dhe motorë luksozë, me një vlerë totale prej 5.5 milionë dollarësh, janë shkatërruar qëllimisht me buldozer në provincën e Kagaian në Fgilipine, transmeton abcnews njoftimet. Presidenti i vendit Rodrigo Duterte ka dashur në këtë mënyrë ti tregojë botës, se ka ndërmend të luftojë fuqishëm kontrabandën e automjeteve dhe mjeteve të luksit.

Edhe në shkurt të vitit 2018 Duterte kishte kryer një akt të ngjashëm demonstrues, duke shkatërruar shumë automjete luksoze që ishin sekuestruar për evazion fiskal. Taksat e larta ndaj automjeteve që prodhohen jashtë vendit, të vendosura nga qeveria filipinase, kanë shtyrë shumë persona që të shmangin rregullat duke u përpjekur ti kalojnë automjetet kontrabandë me bashkëpunimin e nëpunësve të doganave.

https://www.youtube.com/watch?v=wK2xLldrhBs

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme