Mbahet manifestimi “Gjurmë të Gjeçovit”

| 08 Tet 2018 | 15:45 | Nga

Komuna e Lipjanit përmes faqes zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se është mbajtur në Janjevë, manifestimi letrat – kulturor “Gjurmë të Gjeçovit”.

Me këtë rast, nënkryetari i kësaj komune, Fauz Xhemajli ka vlerësuar lartë figurën e Shtjefën Gjeçovit, duke thënë se ky aktivitet kulturor po i kushtohet njërës prej figurave më emblematike të kohës.

Në këtë manifestim pati edhe orë letrare nga përfaqësues të grupit letrar “Fazli Grajqevci” të Lipjanit, kurse nxënësit e sh.f.m.u “ Shtjefën Gjeçovi” në Janjevë, kanë shfaqur një program kulturor.

Ky manifestim është organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Lipjan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme