Conte mund të marrë drejtimin e Real Madrid

| 18 Tet 2018 | 19:26 | Nga

Pasi që spekulimet për një largim të mundshëm të Julen Lopeteguit nga Real Madrid po rriten, gazeta italiane Corriere dello Sport raporton se tashmë Los Blancos kanë kontaktuar ish trajnerin e Chelseat, Antonio Conte për të biseduar për një marrëveshje të mundshme.

Gazeta italiane shkruan se spanjolli tashmë nuk e ka besimin e dhomës së zhveshjes dhe se Los Merengues janë duke kërkuar një zgjidhje, njofton Klan Kosova.

Madrilenët edhe më herët kishin shprehur interesim për Conten, një gjë të tillë e kishin bërë pas largimit të Zinedine Zidane nga Santiago Bernabeu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme