Avokati e quan padrejtësi mbajtjen e Sylejman Selimit në burg

| 03 Nën 2018 | 13:13 | Nga

Avokati Arianit Koci ka thënë se s’mund të ketë asnjë shpjegim racional se pse një njeri mbahet në burg pa vendim gjyqësor.

Koci ka thënë se gjithë mbajtja e tij në burg po bëhet mbi një padrejtësi e cila po bëhet në emër të drejtësisë, transmeton lajmi.net.

“Padrejtësia më e madhe është ajo e cila bëhet në emër të drejtësisë!Duke shtjelluar të drejtën në gjykim të drejtë, të paanshëm dhe në kohë të arsyeshme në rastin e Sylejman Selimit, më bren ndërgjegja profesionale për pothuajse çdo gjë që paraqitet si fenomen në këtë rast”, ka shkruar Koci, në llogarinë e tij në Facebook.

Dje, Sylejman Selimi ka shkruar një letër me të cilën ka vendosur të mos ketë më avokat. Ka thënë se në moslirimin e tij ka ndikim politika, por nuk ka dhënë ndonjë emër të caktuar.

Nga ana tjetër, Koci thotë se nuk ka shpjegim juridik me atë që po i bëhet ish-Shefit të UÇK-së.

“Nuk mund të ketë shpjegim racional e profesional fakti që Z.Selimi po mbahet në burg pa vendim gjyqësor. Arsyetimet e përdorura për moslirimin e tij nuk zënë vend në diskursin juridik. Këto veprime eksperimentale e rrënojnë tërësisht kredibilitetin e gjyqësorit”, thuhet më tutje në reagimin e Kocit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme