Meta vizitë zyrtare në Egjipt, takon edhe komunitetin shqiptar atje

| 26 Shk 2019 | 13:43 | Nga

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, niset sot për një vizitë zyrtare dy ditore në Egjipt, me ftesë të Presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi.

Gjatë vizitës, përveç ceremonive të rastit dhe takimit me Presidentin El-Sisi, ai do të takohet edhe me Kryetarin e Parlamentit dhe Kryeministrin e Egjiptit, si dhe me përfaqësues të sipërmarrjeve egjiptiane.

Meta do të takohet edhe me përfaqësues e komunitetit të vjetër e të ri shqiptar të Egjiptit.

Të ngjashme