Kampioni i kategorisë së lehtë të peshave të rënda në UFC, Jon Jones, e ka mbrojtur me sukses titullin e tij kundër atletit Anthony Smith.
Gjatë kësaj ndeshje, Jones vetëm sa nuk është diskualifikuar nga referi për shkak të një goditje të kundërligjshme që i ka dhënë kundërshtarit të tij, transmeton Klan Kosova.
Sidoqoftë gjyqtarët anonim kanë vendosur që fitues të këtij dyluftimi ta shpallin 31 vjeçarin Jones për shkak se ai ka dominuar gjatë gjithë kohës kundër Smithit.
Tani Jon Jones i ka 24 fitore të siguruara dhe vetëm një humbje, ndërsa oponenti i tij Anthony Smith, ka 31 fitore dhe 14 humbje.