Sulmohet zyra e një politikani afgan, 20 të vdekur

| 29 Kor 2019 | 13:35 | Nga

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën të dielën si pasojë e një sulmi në selinë e partisë, Trendi i Gjelbër, në Kabul të Afganistanit.

Zëdhënësi afgan i ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, ka bërë të ditur se rreth 50 persona kanë mbetur të plagosur nga sulmi me armë zjarri, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

“Synimi i mundshëm i sulmuesit ka qenë kandidati, Amrullah Saleh, ish-shef i shërbimit të inteligjencës së Afganistanit”.

Deri më tani asnjë grup apo individ nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e kryer, por kryengritësit talebanë dhe islamikë janë aktivë nëpër qytet dhe janë të njohur për kryerjen e sulmeve në të kaluarën.

Të ngjashme