Bayerni arrin marrëveshje me Interin për Perisicin

| 09 Gus 2019 | 09:49 | Nga

Bayern Munich është pajtuar me Interin për ta huazuar yllin e vet, Ivan Perisic.

Kampioni gjerman do të ketë mundësinë e blerjes së plotë të kroatit për 30 milionë euro në verën që vjen, por që lojtari ende nuk e ka miratuar kalimin në Allianz Arena, shkruan Fedenerrazurra.

Perisic ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuuar me tre asistime për Interin në 34 ndeshje për Interin në sezonin e kaluar.

Të ngjashme