Sot, QKRMT-në e vizitoi Dr. Denis Mukwege, i cili po qëndron në Kosovë,në kuadër të shënimit të 20 Vjetorit të themelimit të saj. Jemi të nderuar që sot pritëm një aktivist të shquar i cili në vitin 2018 ishte nderuar me Cmimin Nobel për Paqe, pikërisht për kontributin dhe guximin e treguar në përpjekje për t’i dhënë fund dhunës seksuale në konflikte të armatosura si dhe përdorimit të saj si mjet lufte. Prandaj, vizita e tij, përtej QKRMT-së,
nderon të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë, dhe mbarë shoqërinë tonë.
Gjatë kësaj vizite, Dr. Mukwege u prit nga Drejtorja dhe stafi i QKRMT-së, organizatat tjera që mbështesin të mbijetuarit e dhunës seksuale, si dhe heroinat tona Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shyrete Tahiri Sulimani.
Gjithashtu, sot Dr. Mukwege do të vizitojë Memorialin HEROINAT, dhe nga aty do të vazhdojë në Drenas, kun në Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave, do të takohet me të mbijetuarit si dhe përfaqëusues të kësaj Qendre. Më pastaj Mukwege do të takohhet me përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e statusit të viktimave
të dhunës seksuale, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe personalitete tjera.