Erdogani arrinë në Uashington, për bisedime me Trumpin

| 13 Nën 2019 | 08:40 | Nga

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka arritur në Uashington për ta takuar Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Aeroplani i liderit turk ka ateruar të martën në SHBA, kurse takimi i tij me Trump në Shtëpinë e Bardhë është i caktuar që të mbahet sot.

Para fluturimin Erdogan ka thënë se luftëtarët sirianë kurdë kanë dështuar që t’i lirojnë zonat rreth kufirit me Turqinë pavarësisht marrëveshjes me Rusinë dhe SHBA-në. Ai ka theksuar se do ta ngrit këtë çështje me Trump gjatë vizitës së tij.

Të ngjashme