Policia e Kosovës e nxjerr të gjallë 16-vjeçarin e ngelur në rrënoja (Video)

| 26 Nën 2019 | 15:16 | Nga


Një mrekulli në mes të tragjedisë ka ndodhur para pak minutave në Shqipëri.

Pas 11 orësh rezistencë, 16-vjeçari Ramë Lala është shpëtuar duke u nxjerrë nga rrënojat ku kishte ngelur si pasojë e shembjes së banesës te vendi i quajtur Këneta.

Pas shpëtimit, 16-vjeçari është transportuar për ndihmë në spital, kurse që në momentin që u nxor nga aty, ai kërkoi nënën e tij.

”Ku është mami?”, u shpreh ai plot frikë.

Nga banesa katërkatëshe e familjes Lala me origjinë nga Peshkopia, janë nxjerrë të pajetë dy persona, Sadete dhe Ilir Lala. Në këtë banesë jetonin tre kurora të së njëjtës familje.

Për të nxjerrë nga banesa Ramë-n ndërhyri Policia e Kosovës në mënyrë fantastike. Kosova ka dërguar pjesëtarë të FSK-së, të Policisë si dhe të zjarrfikësve për të ndihmuar Shqipërinë në këtë ditë shumë të vështirë.

https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/videos/430807624497819/?t=4

Të ngjashme