Zbulohet gjinia e bebes së Taulant Xhakës

| 29 Dhj 2019 | 15:11 | Nga

Historia e tyre e dashurisë ka ndjekur një trajektore të shpejtë.

Në Janar 2018 u fejuan teksa në Qershor të këtij viti, futbollisti Taulant Xhaka i propozoi martesë personit të zemrës, Arbnora Nuredinit.

Më pas, ai që pasoi ishte lajmi i shtatzënisë së Arbnores e cila nga pushimet në Dubai ka zbuluar edhe një tjetër detaj – gjininë e foshnjes që do t’i bëjë prindër.

Përmes Instagramit, bukuroshja ka treguar për herë të parë se çifti do të bëhen prindër të një djali.

Në pak kohë, shtëpia e familjes Xhaka po mbushet me një mbesë, Ayanën e cila erdhi në jetë para dy muajsh dhe një nip teksa detajet tjera mbi emrin nuk janë bërë akoma publike./KK

https://www.instagram.com/p/B6poF11poBa/?utm_source=ig_embed

Të ngjashme