Pas reshjeve të borës, Muharremaj në teren për të parë situatën

| 30 Dhj 2019 | 15:30 | Nga

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka dalë në teren pas reshjeve të fundit të borës.

Muharremaj ka vizituar banorët në Krushicë të Epërme Lagjia e “Kodrojve”, ku ka parë nga afër gjendjen e rrugës.

“Sapo vizituam banorët në Krushicë të Epërme Lagjia e “Kodrojve”, për të verifikuar se a janë të kalueshme rrugët pas reshjeve të fundit të borës. Unë do të jem në teren dhe do ta vëzhgojmë së afërmi situatën”, ka shkruar Muharremaj.

Të ngjashme