Pamje se si u festua Viti i Ri nëpër Evropë

| 01 Jan 2020 | 12:38 | Nga

Miliarda njerëz nëpër botë kanë festuar fillimin e një viti të ri dhe një dekade të re pas mesnatës.

Sidnei dhe Auckland u bënë qytetet e para të mëdha botërore që filluan me shfaqje të mëdha të fishekzjarreve, pasi një pjesë e vogël e ishullit të Paqësorit të largët afër linjës së datës ndërkombëtare kishin kaluar tashmë faqet e kalendarit në vitin 2020, transmeton lajmi.net.

Kishte edhe skena të rënda në Hong Kong pasi shteti shënoi fillimin e Vitit të Ri mes protestave pro-demokracisë, derisa Pekini dhe Singapori festuan në të njëjtën kohë.

Sido që të jetë, vendet në Evropë e kanë pritur Vitin e Ri në mesin e fishekzjarreve dhe ceremonive të ndryshme.

Në fotografitë e mëposhtme do gjeni formën festive në disa prej kryeqyteteve evropiane, përfshirë këtu edhe Prishtinën e Tiranën.

Prishtinë, Kosovë

Tiranë, Shqipëri

Londër, Britani e Madhe

Bruksel, Belgjikë

Roterdam, Holandë

Paris, Francë

Berlin, Gjermani

Sofia, Bullgari

Athinë, Greqi

Të ngjashme