Kërcëniment ndaj SHBA-së, pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani nga ushtria amerikane, po vinë nga shumë organizata të cilat bashkëpunonin me trupat e gjeneralit të vrarë.
Kërcënimi i fundit i Amerikës ka ardhur nga organizata terroriste Hezbollah. Lideri i kësaj organizate në Liban, Hassan Nasrallah ka kërcënuar SHBA-në se nëse nuk tërheq në javët në vazhdim trupat e saj nga Iraku, do t’i kthejë me arkivole.
Gjithashtu ai thotë se ç’do sulm tjetër ndaj Iranit do të jetë një hakmarrje ndaj Izraelit. Këto deklarata Nasrallah i bëri gjatë një ceremonie përkujmore për gjeneralin iranian Qasem Soleimani i cili u vra nga forcat ajrore të SHBA në Baghdad.
“Të gjitha bazat amerikane në Lindjen e Mesme janë brenda rrezes së raketave të sakta të Iranit. Sulmi në bazat amerikane është gjithashtu një mesazh i fortë për entitetin zionist, që gjithmonë planifikon të “luajë” me Iranin. Nëse nuk tërhiqen trupat amerikanë në ditët në vazhdim do të kthehen në arkivole. Netanyahu gjithmonë ëndërron të dërgojë forcën e tij ajrore për të sulmuar infrastrukturën ose objektet bërthamore në Iran”, citohet të ketë thënë ai.
Parlamen irakian kaloi javën e kaluar një rezolutë ku i kërkohej SHBA-së që të tërhiqte të gjitha trupat ushtarakë nga Iraku por duket se me rritjen e tensioneve me Iranin, kjo gjë nuk do të ndodhë pasi Trump ka çuar dhe tre mijë trupa të tjera ushtarakë në Lindjen e Mesme. Kujtojmë se vetëm në pak ditë bazat amerikane ushtarake në Irak janë goditur dy herë.