Të dyshuar për koronavirus në Shqipëri, çfarë zbuluan analizat për katër persona

| 06 Shk 2020 | 17:17 | Nga

Katër persona të kthyer nga Kina pak ditë më parë në Shqipëri përmes Aeroportit “Nënë Tereza” dyshonin se mund të ishin prekur nga koronavirusi dhe kanë kërkuar ndihmën e mjekëve në Tiranë.

Testet e kryera në Institutin e Shëndetit Publik kanë dalë negative ndaj virusit kinez.

Dy persona kanë rezultuar me grip të thjeshtë ndërsa dy të tjerët të shëndetshëm, raporton abcnews.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë deklaron se rreziku për depertimin e koronavirusit në Shqipëri vazhdon të mbetet i ulët megjithëkëtë në vend po forcohen masat paraprake.

Në çdo pikë kufitare është ngritur dhoma e posaçme për monitorimin e rasteve të dyshura ndërsa në Spitalin Infektiv në QSUT dhomat e izolimit janë pajisur me aparaturat respiratore të monitorimit dhe sistemin e gazrave mjeksor.

Trajnimet e strukturave shëndetësore sipas ministrisë po vijojnë ndërkohë që është menduar dhe organizmi i karantinës në rast nevoje.

Të ngjashme