Shqipëri, kopshtet hapen nga 1 qershori

| 09 Maj 2020 | 10:46 | Nga

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka publikuar planin e masave lehtësuese nga data 11 maj deri në 1 qershor.

Manastirliu njofton se do të lejohet hapja e çerdheve dhe e kopshteve publike dhe private nga 1 Qershori.

“Dëshiroj të ndalem këtu, duke theksuar nevojën e një vlerësimi të thellë dhe shumë të kujdesshem të kushteve higjeno-sanitare për cdo strukture të kopshteve dhe cerdheve dhe standardeve qe duhet të plotesojne për të mirëpritur femijët në këto institucione me rregullat e reja.

Protokollet e sigurisë do të bëhen të njohura në ditët në vijim, ku dhe do të ngarkohen për zbatim të gjithë institucionet përgjegjëse për plotësimin e tyre deri në këtë datë”, tha Manastirliu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme