Eksperti i qeverisë “nuk do të befasohej” nëse numri i rasteve me Coronavirus në ShBA arrin në 100 mijë në ditë

| 01 Kor 2020 | 09:49 | Nga

Eksperti më i lartë i qeverisë së SHBA për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, i tha Senatit amerikan se “nuk do të befasohej” nëse rastet e reja të virusit në vend të arrijnë 100,000 në ditë.”

Është e qartë se nuk e kemi më gjendjen nën kontroll tani,” tha ai, duke paralajmëruar se nuk janë mjaftueshëm amerikanët që mbajnë maska e respektojnë distancën sociale. Sipas Faucit, gati gjysma e të gjithë rasteve të reja vijnë nga katër shtete.

Më herët, guvernatori i New York-ut tha se gati gjysma e të gjithë amerikanëve duhet të vetë-karantinohen nëse vizitojnë këtë shtet. Fauci po ashtu u shpreh se Amerika nuk mund t’i varë shpresat te krijimi i vaksinës, sado e sigurt dhe efektive të jetë ajo.

Të ngjashme