Merkel në Bruksel, në udhëtimin e parë jashtë që nga fillimi i pandemisë

| 08 Kor 2020 | 16:47 | Nga

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mbërritur në Bruksel të mërkuren, në udhëtimin e saj të parë jashtë Gjermanisë që nga fillimi i pandemisë.

Merkeli është takuar me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli teksa pritet që gjatë udhëtimit të saj ajo t’i paraqesë edhe prioritetet e Presidencës Gjermane, që nisi më 1 korrik.

“Jam e gëzuar që udhëtimi im i parë jashtë që nga pandemia po më dërgon në Bruksel dhe në Parlamentin Evropian”, ka thënë ajo.

“Njerëzit janë në ndikimin e kësaj pandemie, shumë njerëz kanë vdekur, ne po mendojmë rreth viktimave, por në të njëjtën kohë po punojmë për të ardhmen”, ka thënë ajo, duke theksuar se Gjermania ishte e varur prej bashkëpunimit të ngushtë me parlamentin, gjatë presidencës së saj mbi BE-në.

Merkeli ka bërë thirrje sërish për një plan ambicioz rindërtimi.

Të ngjashme