Ahmeti: Do të ketë inspektime të rregullta nga ora 21:00 në kafiteri dhe lokale afariste

| 08 Kor 2020 | 18:27 | Nga

Kryetari i Prishtinës, shpend Ahmeti me anë të një shkrimi në facebook ka bërë me dije se pas vendimit të qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve prej orës 21:00 si masë parandaluese për #covid19, kanë filluar edhe inspektimet e kafeterive dhe lokaleve afariste.

Inspektimet do të jenë të rregullta dhe do të vazhdojnë derisa është në fuqi ky vendim, shkruan Ahmeti në Facebook.

Njoftimi i plotë i Ahmetit:

Pas vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve prej orës 21:00 si masë parandaluese për #covid19, kanë filluar edhe inspektimet e kafeterive dhe lokaleve afariste. Inspektimet do të jenë të rregullta dhe do të vazhdojnë derisa është në fuqi ky vendim.

Falenderojmë ekipet e Drejtorisë së Inspekcionit dhe Policinë e Kosovës për punën e palodhshme dhe përkushtimin gjatë kësaj kohe.

Të ngjashme