Bejrut, nis pastrimi i zonës së shpërthimit

| 10 Gus 2020 | 20:37 | Nga

Të hënën, ekskavatorë dhe makina të tjera nisën punën për të pastruar vendin e shpërthimit të madh në Bejrut që mori jetën e 160 njerëzve dhe plagosi 6000 të tjerë.

Në vendin e shkatërruar po bëhen përpjektë për ta kthyer këtë port sërish në qendër të ekonomisë së Libanit.

Rindërtimi i këtij vendi pritet të bëhet edhe me 252 milionë euro të grumbulluara përmes një  telekonference ndërkombëtare donatorësh, të prirë nga Presidenti francez, Emmanuel Macron.

Të ngjashme