Zemaj zhvillon takime me përfaqësues të institucioneve, shqyrtohen masa të reja anti-Covid

| 08 Sht 2020 | 19:16 | Nga

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka zhvilluar një takime me përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme shëndetësore, ku u vlerësua situata rreth COVID-19, para marrjes së çfarëdo vendimi apo mase të re.

Zemaj theksoi se situata epidemiologjike po tregon trend të përmirësimit, i cili duhet të përkthehet në qëndrueshmëri në zbatimin e masave në fuqi dhe rritjen e kujdesit në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

“Vlerësimi i drejtë është parakusht për vendimmarrje të drejtë, prandaj do të vazhdojmë bashkëpunimin dhe konsultimet me të gjitha institucionet dhe palët e interesit në funksion të menaxhimit sa më korrekt të situatës. Ndjeshmëri ndaj të gjitha kërkesave dhe nevojave, por prioritet mbetet shëndeti publik!”, tha ai.

Të ngjashme