Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lushtaku në takimet e zhvilluara nga familjet e dëshmorëve në Mitrovicë ka marrë mbështetjen të jashtëzakonshme.
Tutje, Lushtaku theksoi se në programin të #Rimëkëmbjes kanë paraparë një mbështetje modeste për veteranët, rritjen e pensioneve nga 170€ në 300€, dhe atë si shenjë respekti e mirënjohjeje sepse kontributi i tyre nuk mund të matet me vlerë.
Njoftimi i plotë:
Në Mitrovicë, morëm mbështetje të madhe nga familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së.Partia Demokratike e Kosovës gjithmonë do të jetë gardiane e vlerave të luftës. Në programin tonë të #Rimëkëmbjes kemi paraparë një mbështetje modeste për veteranët, rritjen e pensioneve nga 170€ në 300€, dhe atë si shenjë respekti e mirënjohjeje sepse kontributi i tyre nuk mund të matet me vlerë. Po ashtu kemi paraparë që çdo familje sa ka dëshmorë aq pensione do të marrin.#MERGIMLUSHTAKU11
#PDK134
#RIMËKËMBJE

