Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas vdekjes së deputetit shqiptar Bashkim Fino, nga koronavirusi.
Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj thotë se shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë që, në një nga çastet më të vështira të vendit, ai u gjend aty, me urtësinë e tij.
“Mëngjes fort i trishtë ky, pas ikjes së një burri babaxhan e të mirë, një socialist i çmuar, si Bashkim Fino. ?
Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë që, në një nga çastet më të vështira të vendit, ai u gjend aty, me urtësinë e tij!
Prehu në paqe mik i dashur”, ka shkruar Veliaj.
Deputeti socialist, Bashkim Fino është vdiq në moshën 59-vjeçare.