Dy pilotë vdiqën të martën, kur një aeroplan luftarak iranian pësoi një problem teknik para ngritjes në qiell në jugperëndim të Iranit, raportoi televizioni IRIB.
Ky medium nuk dha hollësi rreth aksidentit të aeroplanit F-5, që ndodhi në një bazë ajrore afër qytetit Dezful, shkruan Reuters.
Nuk është e qartë se sa i vjetër ishte aeroplani i përfshirë në aksident.
Forcat ajrore të Iranit ende shfrytëzojnë shumë aeroplanë të vjetër, të blerë nga Shtetet e Bashkuara para Revolucionit Islamik të vitit 1979.