Bizneset vendore individuale, mikro dhe të vogla janë shtyllë e rëndësishme e ekonomisë. Këto bisnese janë prekur më së shumti nga pasojat e pandemisë COVID-19.
Kjo është arsyeja pse NLB Banka ka përgatitur edhe këtë vit projektin KornizaeMbështetjes për t’i mbështetur në rikthimin pas pandemisë dhe në zhvillimin e biznesit duke ju dhuruar hapësirë reklamuese në kanale televizive, promovim në rrjetet sociale, në portale informative, billboard dhe citylight në të gjithë Kosovën.
Nga ky projekt kanë përfituar 25 biznese vendore nga e gjithë Kosova që kanë aktivitet prodhimin e produkteve vendore, tregtinë, shërbimet, agrokulturën si dhe sjellin projekte inovative për mbrojtje të mjedisit dhe mirëqenies sociale.
KornizaeMbështetjes është mirëpritur nga bizneset si ndihmë në këto kohë të vështira. Marketingu i realizuar për bizneset përfituese, i financuar nga Banka, ka sjellë efekt pozitiv edhe në rikthimin e tyre në treg si dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtyre bizneseve.