A do mundet sot të fillojë numërimi i votave me kusht? Flasin nga KQZ-ja

Prishtinë | 28 Shk 2021 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dhënë një përgjigje definitive nëse gjatë ditës së sotme do të mund të fillojë procesin e numërimit të votave me kusht.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka përsëritur për EkonomiaOnline ashtu siç ka thënë një ditë më herët se “po punojmë shumë që të dielën të mund të fillojmë me numërimin e rreth 31 mijë e 500 votave me kusht dhe dhe rreth 2 mijë e 800 votave të personave me nevoja të veçanta. Pastaj, edhe numërimin e votave të cilat kanë ardhur përmes postës”.

I pyetur nëse numërimi mund të nisë sot pasdite ose në orët e mbrëmjes nga ndërrimi i dytë, Elezi ka thënë se nëse do të arrijnë që sot të fillojnë procesin e numërimit do t’i njoftoj mediet me kohë për të qenë prezente në QNR.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme