Ministri i Kulturës në Afrikën e Jugut deklaroi se çelësi i qelisë së burgut të Nelson Mandelës në ishullin Robben nuk do të dalë në ankand për t’u shitur, por do të kthehet aty ku përket.
Ankandi ishte parashikuar të mbahej në Nju Jork më 28 janar derisa ministri i Kulturës i Afrikës së Jugut Nathi Mthethwa e kundërshtoi këtë gjë.
“Ky çelës i përket popullit të Afrikës së Jugut,” tha disa kohë më parë ministri.
Mthethwa tha se shtëpia e ankandeve të Guernsey kishte rënë dakord të dërgonte çelësin në Afrikën e Jugut dhe gjithashtu të ndalonte shitjen e sendeve të tjera që i përkisnin Mandelës.