Kreu i Partisë Demokratike ishte pasditen e djeshme në Lezhë ku u takua me kryesinë e kësaj force politike në këtë rreth.
Basha u ndal në aksionin opozitar me qëllim largimin e kryeministrit Rama nga pushteti. Ai tha se forca popullore do të ndërthuret me programin e PD që ka për qëllim krijimin e një Shqipërie Evropiane.
“Qëllimi i takimit ishte të shprehje vlerësimin tim për përpjekjet e qytetarëve të Lezhës në këtë rrugëtim që kemi nisur të gjithë për një Shqipëri Evropiane”, tha Basha
Pyetjes nëse do të marrë pjesë opozita në zgjedhjet lokale Basha iu përgjigj se ka kohë për të folur për të gjitha duke shprehur pavendosmëri mbi qëndrimin e mbajtur më herët për bojkot të procesit zgjedhor.