Cavani është gjithnjë e më larg Paris Saint Germainit.
Pas drejtorit sportiv të Paris Saint-Germainit, Leonardo, që ka zbuluar se Edinson Cavani e ka kërkuar largimin nga Franca pasi po e kërkon një eksperiencë të re, gjithçka ka konfirmuar edhe trajneri, Thomas Tuchel.
Që të dy ia kanë hapur dyert Cavanit, duke thënë “nuk e di nëse Cavani do të jetë në shkurt në PSG”.
Gjithçka ishte mirë deri me ardhjen e Mauro Icardit, kur gjërat nisën të ndryshojnë, pasi Tuchel, e preferon ish sulmuesin e Interit para uruguaianit dhe e vetmja zgjidhje për Cavanin mbetet largimi./GE